Ngjarjet e ditës: 30 dhjetor 2025

  • 09:30

    Me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVL-UÇK organizon homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për liri. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve, Prekaz) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:35

    Mbledhja e dymbëdhjetë (XII) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2025. (Zyrat e ZRrE-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.(Kuvendi Komunal, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Prezantohet raporti me rezultate të dy projekteve hulumtuese me titull: “Hulumtim mbi ndikimin e distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Gjilan)

  • 15:00

    Demokracia në Veprim (DnV) mban konferencë për media ku do të publikojë deklaratën preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv