Ngjarjet e ditës: 18 shkurt 2026

  • 09:00-16:30

    Para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse  në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 09:00

    Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë me mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Zyrat e BIK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, takohet me kryetarët e komisioneve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv