Ngjarjet e ditës: 16 shkurt 2026

  • 09:00-16:30

    Para Dhomave të Specializuara në Hagë paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  (Hagë)***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 09:30 - 10:30

    Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të zhvillojë sot vizita në dy institucione arsimore të Kryeqytetit, ku janë organizuar programe festive nga nxënësit dhe stafi i shkollave.

     

    09:30 – Vizitë në SHFMU “Meto Bajraktari” (Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    10:30 – Vizitë në SHML “Eqrem Çabej” (Prishtinë)

  • 09:30

    Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, UBT organizon ceremoni solemne dhe ndan Dekoratën Jetësore të Nderit, Familjes Jashari. (UBT, Lipjan)

  • 10:00

    Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Action for Mothers and Children (AMC) organizon tryezën e rrumbullakët “Ngritja e vetëdijes dhe menaxhimi i IST-ve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Takimi i 285-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)

  • 11:00

    Departamenti i Historisë organizon ligjëratë në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njëkohësisht në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Ikonës së rezistencës, personalitetit më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare të shek. XX, Adem Demaçi.(Fakulteti Filozofik, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Hapet ekspozita Personalitetet e Kosovës në qeveritë e Shqipërisë, 1920–1944, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ekspozita është përgatitur me materiale arkivore nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

  • 11:45

    Promovohet libri “Kur heshtja flet – e vërteta e shprehur nga Haga”, i autorit Ahmet Shala. Marrin pjesë personalitetet dhe udhëheqës shtetëror, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë, bëhet rivarrimi i dëshmorit të atdheut
    Jeton Idriz Hoxha. (Kompleksi i Dëshmorëve në Shqiponjë, Gjakovë)

  • 13:15

    Fjalët përfundimzare në rastin e Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

  • 15:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpret me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë/Oborri i Qeverisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv