Ngjarjet e ditës: 06 mars 2026

  • 08:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Zyra e Presidencës, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)

  • 10:00 - 19:00

    Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

     

    10:00 – Homazhe nga krerët e shtetit. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    10:00-12:00 – Homazhe nga përfaqësuesit komunalë në komplekset memoriale të dëshmorëve. (Komplekset memoriale në Komunat e Kosovës)

     

    13:00 – Hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)

     

    19:00 – Mbahet Akademi përkujtimore për Epopesë e UÇK-së, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës. (Pallatin e Rinisë, Prishtinë)

  • 10:00 - 13:00

    Aktivitetet e Komunës së Vushtrrisë në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

     

    10:00 – Homazhe

     

    13:00 – Përurimi i trilogjisë së veprave kushtuar krijimtarisë letrare të Bedri Tahirit. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina, Vushtrri)

     

  • 10:00 - 13:00

    Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

     

    10:00 – Nderime pranë varrezave të dëshmorëve në Velani. (Prishtinë)

     

    10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    13:00 – Homazhe në Prekaz, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.(Prekaz)

  • 11:00

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon manifestimin tradicional me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, ku do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë, si dhe mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar për kontributin e tyre në arsim. (Fakulteti i Edukimit, kati I, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet takimi i 287-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00 - 13:30

    Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi, mbetjet mortore për të cilin u identifikuan nga Instituti i Mjekësisë Ligjore:

     

    12:00-13:00  – Homazhe (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)

     

    13:30 – Rivarrimi (Kompleksin Memorial në Çabrat, Gjakovë)

  • 12:30

    Grupi parlamentar i LVV-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit, pranë zyrës së Kryesisë së Kuvendit – C301)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    UBT organizon konferencë për media për akreditimin ndërkombëtar nga BAC. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, Biblioteka e UBT-së, Lipjan)

  • 14:00 – 15:30

    ETEA organizon ligjërat publike në kuadër të programit të Qendrës “Libart”. Ligjërata do të mbahet nga eksperti i arsimit Bardhyl Musai, i cili do të prezantojë Manifestin për Arsimin me titull: “Kultura e të menduarit në shkollat shqiptare”. (Qendra “Libart”, Prishtinë)

  • 16:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbledh Këshillin e Përgjithshëm. (Zyret e AAK-së)

  • 16:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. (Qeveria e Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për media.  (Zyret e AAK-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO

Kalendari Arkiv