Ngjarjet e ditës: 11 shkurt 2026

  • 09:00 - 16:30

    Para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse  në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 09:15

    Federata e Basketbollit e Kosovës organizon ceremoninë hapëse të FIBA Potential National Referee Camp (PNRC), e cila organizohet në bashkëpunim me FIBA Europe. (Hotel Premium, Prizren)

  • 09:30

    Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Agjencia e Lajmeve Ekonomia Online dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK organizojnë Akademinë Përkujtimore në nder të jetës dhe punës së gazetarit të shquar dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani. (Kino “ABC”, në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Pavijoni i Republikës së Kosovës Ekspozita e 61-të Ndërkombëtare e Artit Bienalja e Venecias 2026 – mbanë Konferencë për media, shpaloset koncepti kuratorial i projektit të përzgjedhur për përfaqësimin e Republikës së Kosovës, i titulluar Dhëmbë të Fortë (Hard Teeth), një instalacion pikturor nga artisti Brilant Milazimi i kuruar nga José Esparza Chong Cuy. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës)

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Kontratës së Grantit ndërmjet Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës. (Salla e konferencave, Qendra Kombëtare e Xhudos, Pejë)

  • 17:00

    Mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv