Ngjarjet e ditës: 23 mars 2026

  • 09:30

    Mbahet akademi solemne në ndër të 75 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. (Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet prezantojnë manualin “Të drejtat e punonjësve të medias: Nga ligji te praktika”, si dhe një broshurë për të drejtat e punonjësve të medias dhe zbatimin e tyre në praktikë. (Infinit Food & Drinks, Ulpianë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

  • 12:00-19:00

    Komuna e Deçanit bashkë me OVL-UÇK-në organizojnë aktivitete për nder të Epopesë së Dukagjinit:

     

    12:00-Mbahet ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit, e shoqëruar me program artistik. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, Gllogjan)

     

    15:00-  Mbahet ekspozitë kushtuar 24 Marsit, “Epopeja e Dukagjinit” (Qendra Rinore në Deçan)

     

    19:00- Mbahet koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” ( Holli i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, Deçan)

  • 13:00

    Organizata jo-qeveritare për Talent dhe Arsim (TOKA) dhe Shoqata e Studentëve dhe Akademikëve Shqiptarë në Stuttgart (ASAS) organizojnë Konferencën “Kosova e Gjelbër: Nga angazhimi rinor tek mbështetja institucionale”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    FBK mban Kuvendin e Punës. Prezantohen raportet e punës dhe çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe funksionimin e basketbollit në Kosovë. (Hotel “Marriott Prishtina”, Salla Etna + Loa)

  • 18:00

    Shoqata “Roja e Kohës” mban Akademi Përkujtimore për 36-vjetorin e helmimit të nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë në Kosovë. (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë) 

Kalendari Arkiv