Ngjarjet e ditës: 27 maj 2026

  • 05:40

    Falet Namazi i Kurban Bajramit, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. (Xhamia e Madhe, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje për urim. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    U.D presidentja Albulena Haxhiu pret në takim kongresmenët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:50

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim kongresistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam. (Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Franco Foda, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje para ndeshjeve miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës. (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali)

  • 21:00

    PSD, përmes një aktiviteti simbolik, do të bëj hapjen e fushatës. Për media do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Sheshi “Adem Jashari” prapa Kuvendit të Kosovës, Prishtinë)

Kalendari Arkiv