Ngjarjet e ditës: 17 qershor 2026

  • 08:45

    Instituti GAP organizon tryezë diskutimi ku do të prezantohet raporti “Politikat Industriale të Gjelbra: Analizë e Kontekstit të Kosovës”. (Hotel Marriot, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE – Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:20

    Fondacioni Jahjaga organizon aktivitetin në kuadër të nismës, “Murali Çast”. Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Kinemaja ABC, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 09:30

    Mbahet trajnim nga ekspertët e platformës së E-Prokurimit. (Rruga “Shefqet Shkupi”, Prishtinë)

  • 10:30

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë, komuna organizon aktivitete që i kushtohen kësaj dite:

     

    10:30 – Homazhe. (Pikëtakimi para objektit të komunës, Vushtrri)

     

    18:00 – Marshi për çlirim. (Nisja nga komuna, Vushtrri)

     

    19:30 – Akademia solemne (Sheshi “Adem Jashari”, Vushtrri)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Prezantohet brendi Fire Destroyer, teknologji inovative për mbrojtje aktive nga zjarri. (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 12:00

    Hapet Panairi i Librit. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:00

    KQZ mban konferencë për media. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë Kosovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Mbahet aktivitet me rastin e ndarjes së Dekoratës “Ukshin Hoti”, për nder të përvjetorit të lindjes së kolosit dhe politologut Ukshin Hoti. (Shtëpia Muze “Ukshin Hoti”, Krushë të Madhe)

Kalendari Arkiv