Ngjarjet e ditës: 08 maj 2026

  • 10:00 - 20:00

    Me rastin e 27 vjetorit të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Ekrem Rexha- komandant Drini, OVL e UÇK-së organizon këto aktivitete:

     

    10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. (Landovicë, Prizren)

     

    11:30 – Vendosja e buqetave me lule pranë memorialit “Ekrem Rexha Komandat Drini”. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

     

    20:00 – Në bashkëpunim me Arpagjik’t, do të ndizen flakadanë pranë memorialit. (Prizren)

  • 11:00

    International Maarif Schools of Kosova organizon aktivitetin SCIENCE FAIR, ku do të prezantohen projekte inovative të nxënësve, ekspozita interaktive dhe eksperimente tërheqëse shkencore. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova) organizon ceremoni të lansimit të dokumentarit kushtuar Ditës së Evropës. Merr pjesë U.D e shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova. (“Reporting House”, ish-objekti i Gërmisë, në sheshin Skënderbeu, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv