Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, pret në takim Ekipin e Kikboxit të Kosovës. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të katërt të DigiCamp dhe Digital Skills Festival 2026, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), përmes GIZ Kosova dhe UNICEF. (ITP, Prizren)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezanton skemën e granteve dhe projekteve të mbështetura në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vazhdon edicioni i shtatëmbëdhjetë i konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, ku sesioni i Etnologjisë do ta ketë temën bosht “Antropologjia e ushqimit në kontekstin shqiptar: vazhdimësi dhe ndryshim”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
Mbahen homazhe përkujtimore në Burgun e Dubravës, në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, e cila ka ndodhur 27 vjet më parë, gjatë periudhës 19-24 maj 1999. Merr pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu. (Hyrja e Burgut të Dubravës)
Mbahet protestë kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë. (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat mban konferencë për media. (Zyrat e Sindikatës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet konferenca promovuese për edicionin e katërt të “Rock & Blues Fest Prizren”, në qendër të Prizrenit (Kej/Shadërvan) – shoqërohet me muzikë live nga grupi “NA”. (Qendra e Prizrenit, Kej/Shadërvan)