Ngjarjet e ditës: 23 prill 2026

  • 09:00

    Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mban Konferencën Ndërkombëtare “Roli i financave zhvillimore në tejkalimin e barrierave të rritjes ekonomike: Mësimet e nxjerra nga një dekadë operimi të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbledhje e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. (Kuvendi i Kosovës, N-10)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit ETEA organizon simpoziumin profesional: ”Nga leximi te kuptimi: sfida, praktika dhe politika”. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare)

     

  • 09:30

    Komisioni për Buxhet shqyrton 10-të projektligje. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Organizohet konferencë Girls in ICT 2026. Marrin pjesë ministret, Artane Rizvanolli  dhe Mimoza Kusari Lila. (RIT Kosovo, Prishtinë)

  • 09:30

    Mbahet ngjarja, SHEcurity conference & CTF 2026 për shënimin e ditës ndërkombëtare të vajzave në ICT. (Holli i Fakulteteve Teknike, Universitetit i Prishtinës)

  • 09:30

    Mbledhje e Komisionit për Shëndetësi. Bëhet shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N-303)

     

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, Salla e seancave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e dy veprave të autorit, myderrizit të shquar, haxhi Sherif ef. Ahmetit, “Akaidi islame: Parimet, zhvillimi dhe shkollat” dhe “Ixhazetnamet e h. Sherif ef. Ahmetit”. (Salla e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Sfidat në Zbatimin e Ligjit për të Huajt”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e lansimit të projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës. Merr pjesë ministri i Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi. (Galeria e Arteve, Podujevë)

  • 12:00

    Promovohet ribotimi i librit “Mbrojtja e shkollës shqipe protesta në Prishtinë”. (Instituti Albanologjik i Kosovës, Prishtinë)

  • 18:00

    Me rastin e Javës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO, 26 Prill 2026) mbahet The Brand & IP Forum 2026. (Barabar Centre, Hotel Grand, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv