Ngjarjet e ditës: 03 prill 2026

  • 09:00

    Mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, raporton Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës N-10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite edhe projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30-11:45

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja takon homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla

     

    09:30 – Pritje Zyrtare  (Holli i Ministrisë së Bujqësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    09:35- Takim bilateral (Kabineti i Ministrit , kati IV) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    10:00- Takim pune ndërmjet delegacioneve (Salla e Mbledhjeve, Kabineti i Ministrit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    11:30- Deklaratë e përbashkët për shtyp (Holli i Ministrisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione. Diskutohet ekspozita e shfaqur në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, N-10) **Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N-303)

  • 11:00

    Mblidhet Komisioni për Shëndetësi. Diskutohet fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N-302)

  • 11:00

    Mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare shqyrtohet Propozim-Rezoluta për rritjen e çmimeve të naftës. (Kuvendi i Kosovës, Salla e seancave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu për vrasje të rëndë. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

  • 12:00

    Përurohet libri  “Po ku je, Ibrahim Rugova”  nga autori Namik Selmani. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv