Ngjarjet e ditës: 13 mars 2026

  • 09:00 -12:00

    Oda e Mjekëve mban mbledhjen Konstitutive të Kuvendit. Merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Takimi i jashtëzakonshëm i 288-të me radhë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj këngëtarit me emrin artistik “Gjesti”. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) organizon tryezë diskutimi me temën “Produkte të sigurta, konsumatorë konfidentë”. Merr pjesë edhe ministrja e MINTI-it Mimoza Kusari-Lila. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë mban tryezën e diskutimit me temë “Konsumatori, shteti dhe përgjegjësia e përbashkët”, e organizuar me rastin e 15 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

     

  • 11:00

    Në bashkëpunim me KFOR dhe Camp Bondsteel amerikan, Komuna e Prishtinës organizon ngjarjen për dhurimin të tre shtretërve për Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve. (QMF-Lagjja e Muhaxherëve, Prishtinë)

  • 11:00

    Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, mbahet debati me temën “Veriu i Kosovës pas kthimit të përfaqësuesve serbë në pushtet – çka konsideron opozita si sfida kryesore?”. (Qendrën Mediale, Çagllavicë)

  • 13:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrin pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike. (Kampusi i QKUK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv