Ngjarjet e ditës: 22 janar 2026

  • 10:00-13:00

    Ministri në detyrë i MBPZHR-së, Imri Demelezi, merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Pylltarisë. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet sesioni i fundit informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP prezanton premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale për mandatin 2025 – 2029.( Zyra e Institutit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës. Merr pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri) 

     

     

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie për çështjen e reduktimeve dhe problemet energjetike. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e inaugurimit të skenerit mobil, investim në forcimin e kontrolleve doganore dhe rritjen e sigurisë kufitare. Marrin pjesë Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganes Agron Llugaliu. (Pikëkalimi kufitar, Merdarë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet ekspozita “Njëmbëdhjetë”. (7 Arte – Biblioteka e Qytetit, Mitrovicë)

     

Kalendari Arkiv