Ngjarjet e ditës: 17 janar 2025

  • 10:40

    Kryetarja e Parlamentit të Gjenevës viziton Lidhjen e Bizneseve të Kosovës. (Zyrat  e LBK-së, lagja Ulpianë)

  • 11:00

    Mbahet tryezë kushtuar heronjëve të “Flakës së Janarit”, ku jepet dokumentar për Mullë Idriz Gjilanin, organizuar nga historianët e Gjilanit. (Vali Ranch Resort)

  • 17:00

    Mbahet Akademia Përkujtimore e Manifestimit Tradicional “FLAKA E JANARIT” 2026 – Kumanovë për nder të themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe dëshmorëve të saj të parë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha si dhe të të gjithë dëshmorëve të muajit janar. (Shtëpia e Kulturës, fshati Mateç – Likovë)

  • 17:00

    Mbahet “Akademia e Flakës” kushtuar masakrës së Reçakut, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker dhe zyrtarë të tjerë.(Teatri i Gjilanit)

  • 18:00

    Mbahet konferencë e jashtëzakonshme e organizuar nga tifogrupi “Plisat”. (Zyret e klubit KB Prishtina – Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv