Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban ceremoninë inauguruese. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban ceremoninë inauguruese. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
Procesi gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të fushatës globale “16 ditët kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë mbanë tryezë me temën “Kompensimi i viktimave të krimit në Kosovë: funksionimi dhe sfidat”. (Ministria e Drejtësisë, Prishtinë)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në bashkëpunim me Forumin Konsultativ të APK-së me Shoqërinë Civile, mban Javën e Integritetit 2025. Merr pjesë drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, organizojnë aktivitete me nxënësit. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) së bashku me Forumin për Dialog në mes të IAP dhe Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC), me qëllim të shënimit të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut organizon tryezë “Shëndeti mendor i personave të moshuar: Detyrimi i shtetit për përkujdesje, mbrojtje dhe dinjitet dhe roli i Avokatit të Popullit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore “Adem Zejnullahu, 80-vjetori i lindjes”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
Aktiviteti i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze të Mjedisit (SëEPA), “Save the Children Kosova”, shoqërinë civile dhe organizatat partnere në “Ditën Ndërkombëtare e Maleve 2025” nën moton, “Malet, një vend për të marrë frymë”. (Brezovicë)
Ceremonia përmbyllëse e projektit “Veprimi Kundër Diskriminimit për të Gjithë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Fjalë rasti do të mbajë edhe Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci. (“Klan Arena”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Promovohen librat “Eva, tokësorja” dhe “Rrënjët e pa shkëputura” nga autorja Mihane Hoxha. (“Vendum”, Prishtinë)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në kuadër të programit të Qendrës “Libart” dhe në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, ETEA organizon dialogun socio-kulturor me temën: “Të drejtat e njeriut në epokën e Inteligjencës Artificiale”. (Qendra “Libart” (ndërtesa e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, lagjja Dardania, Prishtinë).
Ceremonia e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025. Marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, partnerë të AGK-së. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.