Ngjarjet e ditës: 09 shkurt 2026

  • 09:00-16:30

    Para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse  në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 09:00

    Mbahet ndeshja e parë Kosova – Spanja në kuadër të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë)

  • 11:00

    Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke: “Përjetësia historike e gjuhës greke dhe ndikimi i saj në punën e studiuesve shqiptarë të shekujve 19 dhe 20”. (Fakulteti i Filologjisë, Salla “Idriz Ajeti”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 17:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata Ukrainase e Kosovës “Bridges of Friendship” dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajnë panel diskutimi publik mbi ndikimin e luftës tek fëmijët, me fokus në përvojat nga Kosova, Ukraina dhe Bosnje e Hercegovina. (Qendra e Dokumentimit  Kosovë, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 18:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (KQZ, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv