Ngjarjet e ditës: 12 shkurt 2026

  • 09:00 - 16:30

    Para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse  në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 09:00

    Seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika.  (Gjykata Themelore, Ferizaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Universiteti i Prishtinës organizon ceremoninë solemne të diplomimit të doktorëve të shkencës të këtij institucioni të arsimit të lartë. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbledhjen e 362-të, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGJK-së, Prishtinë)

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë. (Salla C-301, Kuvend)

  • 16:30

    Demokracia për Zhvillim (D4D) mban konferencë për media. (Hotel “Marriot”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Rendi i ditës është shpallja e zgjedhjeve të brendshme të rregullta në AAK. (Selia qendrore e AAK-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Shënohet “Dita e Hotelierëve” për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. (“Holiday Resort”, Sllatinë e Madhe)

  • 19:00

    Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë)

Kalendari Arkiv