Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Aktivitetet për shënimin e kësaj dite do të organizohen në Parkun e Blinajës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i BPZhR-së, Armend Muja.
Agjenda e aktiviteteve:
11:00 – Arritja në Blinajë dhe vizitë në objektin e Ministrisë.
11:15 – Vizitë në zonën pyjore të Blinajës.
12:00 – Mbjellja e fidaneve nga ministri, Armend Muja.
12:30 – Deklarimi i ministrit për media (para kamerave).




