Ngjarjet e ditës: 06 maj 2026

  • 09:00

    Shënohet Përvjetori i Dytë i Hyrjes në Fuqi të Marrëveshjes së Kompaktit, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe e ngarkuara me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. (Hotel “Marriot”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet samiti global PowerToHR duke sjellë mbi 100 sesione interaktive dhe folës nga kompani lider si Google, Microsoft, OpenAI, Zoom, Rakuten Viber dhe Amazon. (AMC Hall, Mazgit, Obiliq) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu mbahen homazhe dhe nderime te shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezë diskutimi, ku do të publikohen dy raportet e IKD-së, të cilat trajtojnë rastet në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda dhe të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Simpozium shkencor për figurën e kryeheroit Skënderbeu. (Instituti i Historisë)

     

     

  • 11:00

    Kolegji Universum organizon Panairin e Karrierës & Studimeve Jashtë Vendit, që synon të lidhë botën akademike me tregun e punës dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi ndërkombëtar. (Kolegji Universum, Ferizaj)

  • 11:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon me titullin “Doctor Honoris Causa”, Daniel Müller, FAR Avocats AARPI. (Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan)

     

  • 12:00

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, viziton Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve në Mitrovicë. (Qendra e qytetit, Mitrovicë)

  • 13:00

    Hapet ekspozita tematike: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”. (Sheshi “Nënë Tereza”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00 - 16:00

    Defilim festiv qendror për ditëlindjen e Skënderbeut. Pjesëmarrës grupe artistike arbëreshe dhe ansamble folklorike. (Sheshi “Zahir Pajaziti” – sheshi “Nënë Tereza” – sheshi “Skënderbeu”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e betimit të gjyqtarëve të rinj. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Koncert festiv qendror në nderim të Skënderbeut. (Sheshi “Skënderbeu”)

  • 19:00

    Heritage Space (CHwB Kosova) bën prezantimin e parë të edicionit të tetë të Heritage Space Fellowship. (Kino Armata, Prishtinë)

Kalendari Arkiv