Ngjarjet e ditës: 20 maj 2026

  • 09:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoni të diplomimit të maturantëve. (“Loni Dekor”, Vushtrri). ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdon edicioni i shtatëmbëdhjetë i konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Sesioni i Historisë do ta ketë temën bosht “Historiografia shqiptare përballë historiografisë evropiane”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 12:00

    Konferencë për media, me rastin e shpalosjes së Pakos për Mbeturinat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”. (Palestra e sportit “Minatori”, Mitrovicë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetarët e shoqatave të Sindikatës të punëtorëve teknik të shkollave të Komunës së Prishtinës, marrin pjesë në takim që do të mbahet në zyrat e FSPTSPK-së, për të diskutuar dhe marrë vendimet e mëtutjeshme pas zhvillimeve dhe lëvizjeve pozitive të fundit (Zyrat e FSPTSPK-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv