Ngjarjet e ditës: 07 maj 2026

  • 08:30

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoni të nisjes së punimeve për projektin: “Rikonstruktimi i rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri Dimal Basha. (Segmenti Kijevë–Malishevë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e samitit global PowerToHR duke sjellë mbi 100 sesione interaktive dhe folës nga kompani lider si Google, Microsoft, OpenAI, Zoom, Rakuten Viber dhe Amazon. (AMC Hall, Mazgit, Obiliq)

  • 09:30

    Vazhdon seanca gjyqësore për rastin e vdekjes të Auron Thaqit. (Gjykata Themelore, Prizren)

  • 12:00

    Homazhe në 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Pritja e BE-së. Jepet Çmimi Europian i Vitit. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Te mensa “Ramiz Sadiku”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:30

    Zyra e Rregullatorit për energji (ZRRE) mban mbledhjen e pestë për vitin 2026. (Zyret e ZRRE-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 20:00

    Chopin Piano Fest Prishtina  hap edicionin e tij të 16-të me “Italian Night” nga Duo Gazzana (Itali), me violinisten Natascia Gazzana dhe pianisten Raffaella Gazzana. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv