Ngjarjet e ditës: 24 mars 2026

  • 09:30

    Me moton “Po! Ne mund t’i japim fund TB-së: Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit.( Hotel International Prishtina, Prishtinë)

  • 10:00

    Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë me temë “Ndikimi i korrupsionit në të drejtat e njeriut”.  (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet Kafja e Miqësisë dhe Falenderimeve e organizuar nga Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, për nder të 24 marsit, Ditës së fillimit të bombardimeve nga NATO mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. (Lokali “Panier D’Or” në The Village, Ferizaj)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e tretë e  Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet tryeza shkencore “Ibrahim Rugova, mendimtari dhe prijësi”. (Instituti Albanologjik-Prishtinë)

     

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit, “A po bëhet dhuna online pengesë për gratë në politikë?”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

  • 10:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Autoritetin Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), organizon Konferencën Ndërkombëtare me temën “Roli i EFSA’s në mbështetjen e vendeve të IPA në rrugën e tyre drejt standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencë me temën, “Publikimi i manualeve për qasje të ndjeshme ndaj traumës dhe përdorimin e Dhomës së Sigurt në gjykata”. (Hotel Emerald, Prishtinë).

  • 11:00-13:00

    Për nder të Epopesë së Dukagjinit komuna e Deçanit bashkë me OVL-UÇK-në organizojnë aktivitetet:

     

    11:00- Homazhe (Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, Gllogjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    12:00-13:00- Mbahet manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    13:00- Mbahet program artistik (Kulla e Haradinajve) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komuna e Mitrovicës organizon Akademinë Përkujtimore kushtuar dy figurave të ndritura të historisë Latif Berisha dhe Agim Hajrizi. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë)

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të saj. Merr pjesë edhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. (Klan Arena, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv