Mbahet Ceremonia Lansuesе e Udhërrëfyesit për Zhvillimin e Aftësive në sektorin e Mikpritjes në Kosovë. (Hotel Emerald, Prishtinë)
Mbahet Ceremonia Lansuesе e Udhërrëfyesit për Zhvillimin e Aftësive në sektorin e Mikpritjes në Kosovë. (Hotel Emerald, Prishtinë)
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media në Ishullin Urban, lidhur me bllokimin e punimeve nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore (ITK). (Ishulli Urban, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vazhdon edicioni i shtatëmbëdhjetë i konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Sesioni i Folklorit dhe etnomuzikologjisë do ta ketë temën bosht “Trashëgimia kulturore si kujtesë: këngët, rrëfimet, fotografitë”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizojnë një takim për të shqyrtuar alternativat e financimit të projekteve strategjike të prezantuara gjatë Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Banka Botërore, si partner zbatues i nismës së financuar nga Bashkimi Evropian “EU4 Rule of Law”, prezanton gjetjet për Kosovën nga Anketa e fundit Rajonale e Drejtësisë. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, organizohet mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Prof. Alush Gashi. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ish-ASK-Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Hapet ekspozita udhëtuese dhe paralele ndërkombëtare “E zor amendar – Fuqia brenda nesh”, e cila prezantohet njëkohësisht në Muzeun Helinä Rautavaara në Finlandë. (Qendra Multikulturore KRAH, Rruga B, Prishtinë)
Partia Socialdemokratike do të zhvilloj aktivitet afër zyrës së Vetëvendosjes. Prononcim për media do të jap kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Zyret e LVV-së në Aktash, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Avokati Gent Gjini do të dorëzojë ankesë në Prokurorinë Speciale për hedhjen e kallëzimit penal ndaj Dimal Bashës lidhur me rastin e Astrit Deharit. (Prokuroria Speciale, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon ceremoninë e inaugurimit të njërit nga objektet qeveritare në Hajvali.(Objektet Qeveritare, Hajvali, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë, këshillat Organizues të fshatrave Runjevë dhe Stagovë, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestime Përkujtimore. (Shkolla Fillore ” Agim Bajrami” në Stagovë, Kaçanik)
Me rastin e rifillimit të punimeve në Spitalin Rajonal të Ferizajt, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të vizitojnë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë projekt. (Talinoc i Jerlive, rruga “Driton Islami”)