Ngjarjet e ditës: 28 prill 2026

  • 09:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit organizon ngjarjen financiare rajonale të nivelit të lartë Forumi Financiar i Kosovës 2026 , me temë: “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor”. (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 09:30

    Organizohet konferencë me rastin e Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë. Merr pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti. (Hotel Garden, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdim i seancës së jashtëzakonshme plenare. (Salla e seancave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje. (Kuvendi Komunal, Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën hapjen zyrtare të aktiviteteve “Ditët e AME-së”, të cilat do të mbahen nga data 28 deri më 30 prill 2026. Merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Agjencia e Menaxhimit Emergjent, rr. Dëshmorët e Gollakut 483, Hajvali, Prishtinë)

  • 10:30

    Ministria e Shëndetësisë mban takim me subjektet lokale në QKMF. (Rahovec)

     

  • 11:00

    Rreth 40 nxënës marrin pjesë në kompleksin e UNMIK-u në aktivitetin simbolik – projekt i pëllumbave origami. (Selia Qendrore e UNMIK-ut, Prishtinë)

  • 12:30

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqatat e Prodhimit të Qumështit mbajnë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    PDK mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    UBT në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, organizon aktivitetin me temën: “Siguria në Punë në Sektorin e Ndërtimit në Kosovë: Sfida, Shkaqe dhe Zgjidhje”. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan)

  • 16:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë)

  • 18:30

    Bëhet pritja zyrtare e mysafirëve që do të marrin pjesë në konferencën American Investor Conference – Prishtina 2026. Mirëseardhje dhe rrjetëzim. (Hotel Emerald, Prishtinë)

Kalendari Arkiv