Ngjarjet e ditës: 14 maj 2026

  • 09:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mban ceremoninë e inaugurimit të punimeve dhe vendosjen e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Fshati Frashër, Mitrovicë)

     

    09:00 – Takim në Komunën e Mitrovicës me kryetarin  Faton Peci. (Komuna e Mitrovicës) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

     

    09:30 – 09:50 – Vizitë në Parkun Industrial dhe inaugurimi i punimeve. (Fshati Frashër, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

     

    09:50 – 10:10 – Fjalë rasti nga kryeministri Albin Kurti, ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci. (Fshati Frashër, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 09:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës të Ibrahim Rugovës. (Salla e Akademisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 09:30

    Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë mban tryezë me temë: “Siguria Juridike dhe Mbrojtja e Pronësisë si Faktor i Zhvillimit Ekonomik”. (Fakulteti Juridik, Amfiteatri 2, Pejë)

  • 10:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutim me rastin e funksionalizimit të Gjykatës Administrative. (Selia e Odës Amerikane, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për medie lidhur me dy rastet që ka fituar në Gjykatën Supreme me qëllim të mbrojtjes së interesit publik. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)

  • 10:00

    CEL Kosova dhe AGK organizojnë tryezën “Gjuha e urrejtjes dhe raportimi etik mbi çështjet LGBTI+ në Kosovë: Ndërlidhja me Homofobinë, Bifobinë dhe Transfobinë”. (Sarajeva Steak House, Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezë diskutimi me temën  “Agjenda e Reformave të Kosovës: Çfarë më pas?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zhvillojnë vizitë në qytetin e Ferizajt. (Ferizaj)

     

    11:00 – Vizitë në Kishën Katolike të Ferizajit – inspektim i punimeve restauruese në fazën përmbyllëse.

     

    11:40 – Vizitë në Teatrin “Adriana” – fillimi i punimeve restauruese.

  • 13:30

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku do të diskutohet mbi Zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv