Ngjarjet e ditës: 16 prill 2026

  • 09:30

    Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, ndërmerr aksionin të jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. (Posta e Kosovës, Fushë Kosovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Tryeza e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”. Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e Kryeministrit organizon prezantimin e raportit për mbrojtjen nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (2022–2025), me mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Sirius) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 13:30

    Në nder të jetës dhe veprës të luftëtarëve të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Agim Selmanaj dhe Enver Haradinaj, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me OVL-UÇK, organizon këto aktivitete:

     

    11:00 – Homazhe. (Kompleksi Memorial, Gllogjan)

     

    11:30 – Ecje në “Shtegun e Lirisë” nga Gllogjani deri të vendi i rënies në Maznik. (Deçan)

     

    13:30 – Homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve. (Maznik, Deçan)

  • 14:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:15

    Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot. Pas takimit mbajnë konferencë për medie. (MPJD, Salla e Konferencave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot. (Kabineti i Presidentes)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv