Ngjarjet e ditës: 05 qershor 2026

  • 10:00

    Konferenca shkencore: “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëvë kombëtarë për çështjn e Kosovës 1980-1999”. (Instituti Albanologjik) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Bashkëbisedim mbi raportin “Hartëzimi dhe vlerësimi paraprak i shkallës dhe lokacionit të deponive ilegale të mbeturinave në Kosovë”, organizuar nga EcoZ me mbeshtetje te EULEX-it. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Analizë e programeve të partive politike për zgjedhjet parlamentare Qershor 2026 – Qeverisja e Mirë, Sundimi i Ligjit dhe Integrimet Evropiane”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 11:00

    Inaugurohet instalacioni artistik i krijuar nga materiale të ricikluara, i cili do të mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. (Shkolla fillore “Faik Konica”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila mban konferencë për media. Prezanton dy vendime të rëndësishme: vendimi për vendosjen e masave anti-dumping për Serbinë dhe vendimi për kufizimin sasior për importe. (Zyrat e MINT-it, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Mbahet Parada e Krenarisë- Barazi ose revoltë. (Sheshet e Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Federata e Çiklizmit të Kosovës do të organizojë Garën Ndërkombëtare të Çiklizmit në disa segmente rrugore të Republikës së Kosovës, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. (Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë)

     

     

  • 13:30

    Përurohet rruga e re e asfaltuar, Sofali- Kolovicë “Abedin Dino” faza II. (Lagjja Kolovicë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë mban protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut. (Para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Inaugurohet Kulla e Lirisë. (Doberdelanë)

     

  • 15:30

    PDK mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

     

    17:00 – Tubim zgjedhor në Podujevë. (Sheshi i Dëshmorëve)

     

    19:00 – Tubim zgjedhor në Mitrovicë. (Parku i qendrës “Omni Sport”)

  • 18:00

    Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

     

    18:00 –  Tubim zgjedhore në Sharr. (Shtëpia e Kulturës)

     

    20:00 –  Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi i Shadërvanit)

  • 19:30

    Aleanca për Ardhmërin e Kosovës mban tubim zgjedhor në Pejë. (Sheshi Shkëlzen Haradinaj)

  • 20:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv