Ngjarjet e ditës: 29 maj 2026

  • 09:30

    Mbahet konferenca “Gratë shqiptare në politikë”. (Hotel Emerald, Prishtinë) 

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Integriteti i listave zgjedhore – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 7 qershor 2026”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, Ministria e Shëndetësisë bashkë me Ministrinë e Arsimit organizon aktivitetin ndërgjegjësues me moton: “Zbulimi i joshjes – luftimi i varësisë nga nikotina dhe duhani”. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë)

  • 10:00

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën e Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore me temën “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Kampusi i Universitetit, në salla A34)

     

  • 10:30

    Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për zhvillimin dhe zbatimin e projektit ideor dhe të hollësishëm për restaurimin e ndërtesës së Institutit Albanologjik të Prishtinës. (Instituti Albanologjik, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës organizon Mbledhje Komemorative kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon aktivitetin për fillimin e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Përballë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI))

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 17:00

    Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

     

    17:00 – Tubim zgjedhor në Kaçanik dhe Han të Elezit. (Shtëpia e Kulturës, “Xheladin Kurtaj”)

     

    18:00 – Tubim zgjedhor në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, Shtime) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

     

    19:30 – Tubim zgjedhor në Fushë Kosovë. (Salla e Sportit “Mihail Grameno”, Fushë Kosovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

     

    20:30 – Tubim zgjedhor në Prishtinë. (Shkolla Fillore “Shkendija) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 17:00

    Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

     

     

    17:00 – Tubim zgjedhor në Istog

     

    19:30 – Tubim zgjedhor në Pejë. (Qendra Sportive “Valon Begolli”)

  • 18:00

    Organizohet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të kompanisë “Enos LLC”. (Prishtina e Re, Zona Qendër)  ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

     

  • 18:00

    Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

     

    18:00 – Tubim zgjedhor në Gjakovë. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”)

     

    19:30 – Tubim zgjedhor në Pejë. (Parku përballë teatrit)

  • 20:00

    Aleanca për Ardhmërin e Kosovës mban tubim zgjedhor në Rahovec.  (Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”)

Kalendari Arkiv