Ngjarjet e ditës: 27 prill 2026

  • 07:30

    Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Veriu i Mitrovicës)

  • 09:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja. (Salla e seancave, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministri i Sportit, Blerim Gashani viziton Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi. (Zyrat e KOK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    ORCA organizon një aksion simbolik lidhur me “tentimet për cenimin të pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim”. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Bëhet prezantimi i dy librave nga autori Latif Mehmeti , ‘Zëra nga lufta e Kosovës ‘ dhe ‘Krimet serbe në Llap – nga Apartheidi në Gjenocid’, si dhe dorëzimi i tyre nën simbolikën e 27 Prillit, në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës. (Afër Përmendores dedikuar personave të zhdukur, Prishtinë)

     

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione shqyrton propozimin e deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), organizon tryezë diskutimi për prezantimin e raportit me temë: “Dekarbonizimi i Kosovës deri në vitin 2030: Rrugët e politikave, prioritetet e investimeve dhe qeverisja për Agjendën e Gjelbër”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:30

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbajnë konferencë vjetore për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale me moton “Sporti dhe Pronësia Intelektuale”. Marrin pjesë ministret Mimoza Kusari-Lila dhe Saranda Bogujevci. (“Courtyard by Marriott”, Prishtinë)

  • 10:30

    Organizohet vaksinimi i fëmijëve në shkollë në kuadër të javës së imunizimit 2026. (ShFMU “Bedri Gjinaj”, Mitrovicë)

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan kontratat me 48 bursistë “Shpresa Olimpike 2026” dhe dy bursistë olimpikë për LA 2028. (Zyrat e KOK, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Youth Initiative for Human Rights Kosovo, në nder të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, zbulon Muralin për Nënën Ferdonije. (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Prishtinë)

     

  • 11:30

    U.D. Presidentja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Para ndërtesës së Kuvendit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq. (Gjykata Themelore në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (KQZ, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Në shënim të Ditës së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, nën përkujdesjen e përbashkët të u.d. presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrit Albin Kurti, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur organizon aktivitete përkujtimore dhe homazhe në Kompleksin Memorial. (Mejë, Gjakovë)

  • 16:30

    Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur mbahet diskutim publik me temën “Memorializimi dhe Personat e Zhdukur”. (Platoja mbi parkingun nëntokësor, pranë Sheshit Xhorxh Bush, Prishtinë)

  • 17:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, diskutohet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave). ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Me rastin e shënimit të 27 Prillit, organizohet tubim sensibilizues. (Kompleksi Memorial, Krushë e Madhe)

     

Kalendari Arkiv