Visar Azemi dorëzon dosjen në polici për njehsorët elektrikë. (Stacioni te 92-shi, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Visar Azemi dorëzon dosjen në polici për njehsorët elektrikë. (Stacioni te 92-shi, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. Shqyrtohet plani i punës për sesionin pranveror 2026. (Kuvendi i Kosovës N-204)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë. (Kuvendi i Kosovës C-301)
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me Institutin e Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale shënon Ditën Botërore të Shëndetit 2026, duke prezentuar një dokument analitik mbi financimin e sistemit shëndetësor dhe mbrojtjen financiare në Kosovë. (Hotel International Prishtina, Veternik)
Mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. (Kuvendi i Kosovës N-10)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nderon Bernd Ulrich Nestle, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, amfiteatri A34, Gjilan)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës N-303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj pret në takim zyrtar Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku zhvillojnë takime me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mblidhet Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport. Bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030. (Kuvendi i Kosovës N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK-në, organizon tryezë të rrumbullakët me moton: “Së bashku për shëndetin. Qëndrojmë me shkencën”. (IKShPK – Salla e Amfiteatrit, Prishtinë)
Mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. (Kuvendi i Kosovës N-302)
Sindikata e sektorit privat të Kosovës mban takim me kryetarët e shoqatave sindikale, diskutohet për rritjen e pagave, pagën e 13-të dhe organizimin e protestës për 1 Maj. (Zyrat e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vihet gurthemeli për ndërtimin e dy fushave të tenisit në Komunën e Shtimes. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Gashani. (Te pishat, Shtime)
Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, zhvillojnë takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve shfaqet program artistiko-kulturor nga SHKA “Durmish Aslano” me këngë dhe valle rome, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, Prizren)