Ngjarjet e ditës: 23 shkurt 2026

  • 11:00 - 12:30

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës lansojnë hulumtimin “Monitorimi i Mediave: Analizë e gjuhës së urrejtjes në internet ndaj grave gazetare, bazuar në komente reale, postime dhe përmbajtje mediale”. (Kometë, lagjja Ulpianë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton vendimin për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.  (Kuvendi i Kosovës, salla C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00 - 15:30

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ETEA organizon aktivitetin “Flasim për Lektyrat Shkollore”. Panelistë do të jenë Meliza Krasniqi dhe Agon Ahmeti. (Qendra “Libart”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv