Ngjarjet e ditës: 13 shkurt 2026

  • 09:00-16:30

    Para Dhomave të Specializuara në Hagë paraqiten deklaratat përmbyllëse  në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 10:00

    Mbahet Forumi i Sektorit Privat, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me qëllim të diskutimit të çështjeve kyçe që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë. (Zyrat e OEK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ngrit flamurin e UÇK-së me rastin e 56-vjetorit të UP-së pranë Rektoratit të UP-së dhe vazhdon drejt Zyrave të Bashkimit Evropian, për të paraqitur një qëndrim publik për gjyqin ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë. (Rektorati i UP-së; Zyra e Bashkimit Evropian) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Klubi i gazetarëve “Haki Braha” shënon Ditën Botërore të Radios. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 11:30

    Ceremonia për 56-vjetorin e Universitetit të Prishtinës. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të Universitetit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Mbahet mbledhja e Komisioni për Integrime Evropiane, në rend dite shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje. (Kuvendi i Kosovës, N-302, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, në rend dite shqyrtimi i projektligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2026-të. (Kuvendi i Kosovës, C-203, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kuvendi i Kosovës mbanë Seancë e jashtëzakonshme plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet promovimi zyrtar i Forumit të Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26.  (Fakulteti Filologjik, salla “Idriz Ajeti”, Prishtinë)

  • 18:00

    Federata Atletike e Kosovës organizon ceremoninë e Laureatëve të vitit 2025. (Salla e kuqe, Pallatit i Rinisë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv