Ngjarjet e ditës: 12 mars 2026

  • 09:30

    Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. (Pallati i Drejtësisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Riinvest Institute organizon tryezën “Nga Integrimi Rajonal drejt Konvergjencës me BE-në: E Ardhmja e Tregut të Përbashkët Rajonal”.(Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 364-të. (KGJK, Prishtinë) 

  • 10:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    ORCA organizon një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, sipas tyre, lidhur me përpjekjet për të cenuar kriteret akademike në procesin e avancimeve në Universitetin e Prishtinës. (Rektorati i UP-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasada e Japonisë në Kosovë organizon ceremoninë e Dorëzimit të GGP-së për projektin “Projekti për Pastrimin e Minave në Komunat e Mitrovicës dhe Graçanicës. (Zyret e Norwegian People’s Aid Kosovo në Mitrovicë)

     

     

  • 12:00 – 14:00

    Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL), në bashkëpunim me British Council, mban eventin përmbyllës rajonal të projektit “Bridging Creatives: Partneriteti Kosovë – Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar për Rritje Kreative”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (KQZ, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv