Ngjarjet e ditës: 21 janar 2026

  • 10:00-12:00

    Në 20 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahen këto aktivitete:

     

    10:00 – Organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova. (Velani, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    12:00  – Nën patronatin e Presidentes Osmani mbahet  Akademi Përkujtimore për Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.(Velani, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Disa qytetarë organizojnë protestë paqësore në Prishtinë për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problemet e parkimit dhe qasjen e pasigurt në lagje. (Rr. Simon Shiroka – hyrja e tunelit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    LDK mban akademi përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Për manifestimin përkujtimor dhe kulturor për “Flakën e Janarit” bëhen nderime në fshatin fortesë për dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku. (Fshati Fortesë, Rahovec)

     

  • 13:00

    Vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaçit, Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit. (Gjykata Themelore të Prizrenit, Prizren)

  • 13:30

    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për media. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv