Ngjarjet e ditës: 11 dhjetor 2025

  • 09:00 -16:00

    Mbahet “Kosova Health Forum 2025”, organizuar nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) dhe Chester Group, me mbështetjen e LuxDev dhe Bankës Botërore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00-17:00

    Organizohet turneu “TMV Kosova Table Tennis Tournament 2025”. (International Maarif Schools of Kosova, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj)

     

  • 10:00

    Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) publikojnë raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë” (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 -16:00

    Tryezë tematike për rëndësinë e maleve dhe mbrojtjen e tyre dhe prezantime nga MMPHI, AMMK, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë, Save the Children Kosova dhe ekspertë të tjerë nga institucione vendore dhe ndërkombëtare. (Hotel “Brezovica”, Brezovicë)

  • 10:00 – 12:00

    Shënohet “Dita e Autorëve Evropianë”, organizuar nga Desku i Evropës Kreative në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, me mbështetjen e MKRS-së. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

  • 10:00 - 12:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezën me rastin e publikimit të raportit me titull: “Deklarimi i pasurisë: Gabimi gjyqësor që hoqi gjithë përgjegjësinë e shkelësve të ligjit”, aktivitet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2025”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

  • 10:00

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ me Shoqërinë Civile, vazhdon me Ditën e katërt të Javës së Integritetit 2025 me temën “Parandalimi i konfliktit të interesit në institucionet e arsimit të lartë”.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Takimi i 280-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ceremonia e vendojes së gurthemelit në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku. (Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë) 

     

    Agjenda:

     

    11:00 – Vendoset gurthemeli në stadiumin “Zahir Pajaziti”. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    11:30 – Vizitë punimeve në Pishinën Gjysmëolimpike. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    11:45 – Vizitë punimeve në Qendrën Multifunksionale. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet takimi i parë konsultativ mbi bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut, në kuadër të partneritetit dhe projektit të AMMK–SwEPA “Ngritja e Kapaciteteve për Mbrojtjen e Natyrës dhe Përdorimin e të Dhënave Mjedisore”. (Hotel “Brezovica”)

  • 13:00

    Në kuadër të Javës së Integritetit, OJQ Aktiv dhe ACDC organizon panelin “Mediat dhe shoqëria civile kundër korrupsionit – përgjegjësia, besimi dhe interesi publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

  • 19:00

    Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e vitit 2026, Nexus Experiences prezanton konceptin e festivalit, programit dhe ndikimit kulturor e ekonomik që ky projekt synon të sjellë për Komunën e Vitisë dhe rajonin. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv