Ngjarjet e ditës: 18 dhjetor 2025

  • 10:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Fondacioni Terre des hommes ndajnë çmimet vjetore për gazetari dhe mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve” për kontribuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Klan Arena, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    GERMIN organizon tryezë diskutimi në kuadër të projektit “Diaspora për Gratë në Politikë”, që sjell bashkë gra nga politika lokale, mentorë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mban mbledhje. (Zyrat e ZRrE-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon trajnim për Inteligjencën Artificiale (AI), në kuadër të konferencës vjetore “Sporti dhe Media”. Ligjërues do të jetë eksperti i marketingut digjital, Valon Canhasi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 10:30

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati pret në takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Malishevë)

  • 11:00

    Instituti Albanologjik (Dega e Folklorit) organizon aktivitetin shkencor “Leksione albanologjike”, ku flet antropologia Ermela Broci.  (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

     

  • 13:00

    Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnje dhe Hercegovinës organizojnë ekspozitën me fotografi “Kujtesa në fotografi – xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve ’90 – sakralocid i planifikuar”. (Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:00

    Inaugurohet hapësira e re publike “DeepSpace”, një qendër unike e dedikuar për edukim digjital, inovacion dhe zhvillim të aftësive të gjeneratave të reja. (Ish-objektin e Gërmisë, në Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30-19:00

    Agjenda mediale e kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza:

     

    17:30 – Tubim në Vushtrri. (Palestra e sportit “Jeton Tërstena)

     

    19:00 – Tubim në Fushë Kosovë. (Shkolla Fillore “Mihal Grameno)

  • 17:30 - 19:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    17:30 – Gjakovë (ShFMU “Fehmi Agani”, Blloku i ri”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    18:30- Rahovec (Shtëpia e Kulturës, Mensur Zymberaj)

    19:30 – Malishevë (Restaurant “Mani”)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Gjilan.  (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 18:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, Suharekë)

  • 18:00

    Nisma Socialdemokrate do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore. (Salla e Kuqe, Prishtinë)

  • 21:00

    Mbahet ceremonia festive e ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti”. Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.  (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv