Ngjarjet e ditës: 25 mars 2026

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të organizojë konferencën hapëse të Javës së Gruas (WoW) 2026. Merr pjesë edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. (Hotel Emerald, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbledhja e parë e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara për vitin 2026. (Kuvendi Komunal, Rahovec).

  • 13:00

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë). ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Bëhet hapja  e projektit artistik “Lifti Horizontal drejt Kozmosit”, nga Sislej Xhafa. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Marec, ish shkolla “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 14:00

    Sindikata e ndërmarrjes “Prishtina Parking”, mban konferencë për media.(Para zyrave të “Prishtina Parking” në rrugën “Besa Imami”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Misioni Fatkmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve organizon konferencë për media, pas vizitës dy-ditore në Kosovë. (Hotel Marriot, Prishtinë). ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Princeton School of Prishtina organizon promovimin librit të parë komik të zhvilluar nga nxënës. (Biblioteka Kombëtare)

Kalendari Arkiv