Ngjarjet e ditës: 15 prill 2026

  • 08:30

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari mbajnë konferencë për media rreth procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve të RTK-së dhe KPM-së. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet konferenca “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektiva Nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe Forcimin e Qëndrueshmërisë Shoqërore”. Merr pjesë edhe zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së, bëhet intervistimi i kandidatëve. (Kuvendi i Kosovës, N-303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi. Shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike. (Kuvendi i Kosovës, C-203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Mbahet Forumi “Ekonomia e Kujdesit” në kuadër të nismës TransformCare: Transformimi i Sistemeve të Kujdesit për Njerëzit dhe Planetin në Evropë dhe Azi Qendrore. Merr pjesë Andin Hoti, Ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    ABSL Kosovo organizon tryezën“Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”. Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Gjuhësisë-IAP, organizon tryezën shkencore me temën “Gjuha shqipe në arsimin parauniversitar (probleme dhe detyra. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00

    Promovohen botimet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, prill 2025 – prill 2026. (Amfiteatri i Institutit, Prishtinë). ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029, raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025 dhe raportin vjetor financiar i Avokatit të Popullit për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    LDK mban konferencë për media. Flet Visar Azemi, i cili do të vazhdojë të trajtojë çështjen e njehsorëve elektrikë. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet bienali ndërkombëtar i vizatimit. (Galeria e Arteve, Ferizaj)

     

Kalendari Arkiv