Punëtoret teknik të Shkollave “Dardania”, “Arsim Vokshi”, “Gjergj Fishta”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina” etj. fillojnë grevën si shkak i mos pagesës së pagave për muajin prill. (Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Punëtoret teknik të Shkollave “Dardania”, “Arsim Vokshi”, “Gjergj Fishta”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina” etj. fillojnë grevën si shkak i mos pagesës së pagave për muajin prill. (Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
IPKO dhuron donacion në vlerë 20, 000 euro në mbështetje të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve kyçe të emergjencës. (Brigada Profesionale e Zjarrfikësve – rruga kryesore afër shkolles DonBosko, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), së bashku me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD), mbajnë konferencën lansuese të punimit “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”.(Swiss Diamond, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Organizohet Forumi Itali–Kosovë për Agro Biznes, një ngjarje që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik, me fokus të veçantë në sektorin e agrobiznesit. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli mban konferencë për media lidhur me disa dyshime për keqpërdorime në proceset e shpronësimeve. (Objekti i ish-Rilindjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, kati i 17-të) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi do të vizitojë grevistët në shkollën fillore “Ismail Qemaili”. (Shkolla fillore “Ismail Qemaili”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
12:00 Më pas Azemi do të vizitojë edhe grevistët e shkollës fillore “Gjergj Fishta”. (Shkolla fillore “Gjergj Fishta”, Prishtinë)
Vazhdon edicioni i shtatëmbëdhjetë i konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Sesioni i Letërsisë do ta ketë temën bosht “Letërsia shqipe dhe konteksti”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
Mbahet aksion për dhurimin vullnetar të gjakut për personat në nevojë, e organizuar nga Qendra e Studentëve. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
Në Qendrën Mediale Çagllavicë do të mbahet debat publik me temën: “Largimet nga puna dhe presionet politike para zgjedhjeve – fakte apo dezinformata”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyret e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.