Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Grujica Veljoviq. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore, Prishtinë).
Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Grujica Veljoviq. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore, Prishtinë).
Bëhet hapja zyrtare e konferencës American Investor Conference – Prishtina 2026. Marrin pjesë: kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati etj. (Hotel Emerald, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Inspektorati Qendror i Punës në kuadër të aksionit të jashtëzakonshëm zhvillon aktivitet në Mitrovicë të Veriut. (Mitrovicë e Veriut)
Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencë për prezantimin e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve. (Hotel Sirius, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Prezantohet publikimi “Analiza e Trendeve 2025: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”.(Hotel Sirius, Prishtinë)
Lansimi i linjës së re direkte Prishtinë – Rimini (Itali), për herë të parë me një nga destinacionet më të njohura të Adriatikut italian, iniciativë e re nga Reisebüro Prishtina në kuadër të MY AIR. Marrin pjesë: ambasadori i Italisë në Kosovë Maurizio Antonini, përfaqësuesi nga Rimini International Airport, Leonardo Corbuccio etj. (Hotel Emerald)