Ngjarjet e ditës: 2 prill 2026

  • 09:00

    Mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 365-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Pas 100 ditësh – a kanë sjellë pushtetet e reja komunale ndryshime reale apo janë vetëm vazhdimësi e politikës së vjetër?” (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 14:00

    ETEA mban dialogun socio-kulturor “Ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor: kush e udhëheq mësimin?”, i cili organizohet në kuadër të programit të Qendrës “Libart”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë. (Qendra “Libart”, brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, lagjja Dardania, Prishtinë))

  • 14:20

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoni përurimi të punimeve në dy ndërtesat shumë-banesore sociale në Komunën e Obliqit. Marrin pjesë ministrat Artane Rizvanolli, Elbert Krasniqi, dhe Nenad Rashiq dhe Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit, BE në Kosovë, Hubert Perr. (Plemetin)

  • 15:00

    Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizohet Akademi përkujtimore në shënim të 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981. (Instituti i Historisë “Ali Hadri”, amfiteatri i Bibliotekës Universitare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoni përurimi të punimeve në dy ndërtesat shumë-banesore sociale në Komunën e Gllogocit/Drenasit. Merr pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Rruga Fatmir Isufi 39, Drenas)

Kalendari Arkiv