Ngjarjet e ditës: 18 mars 2026

  • 09:00

    Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Merr pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani dhe Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos. (Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:30

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Përurohet sistemi për grumbullimin e ujit të shiut në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku”. (Komoran)

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës përuron librin “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”, të autorit Arsim Bajrami. (AShAK, Prishtinë)

  • 11:00

    Shoqata “Roja e Kohës” shpërndan pako ushqimore me rastin e festës së Bajramit. (Oborri i ETC-së, Podujevë)

  • 12:30

    Ministria e Familjes mban konferencë për media lidhur me rastin e 5-vjeçarit në Lipjan. (Objekti i Ministrisë, përball shtatores së Zahir Pajazitit, ngjitur me objektin e ish-Kino Armates) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Frankfurt am Main,  për programin e kredisë të bazuar në politika në fushën e energjisë dhe klimës për Republikën e Kosovës. Merr pjesë Ministri i Financave, Hekuran Murati, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, si dhe delegacioni i KfW-së, i përfaqësuar nga Pablo Obrador Alvarez. (Objekti i Qeverisë, Salla P-32)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë nënshkruan marrëveshjet me ndërmarrjet përfituese nga “Skema e Granteve për Industrinë Kreative”.  Merr pjesë ministrja Mimoza Kusari-Lila, ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Eric Dietz dhe përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Hapen zyrtarisht punimet për projektin “Shtëpia-Shkollë Muze e Herticëve”. Merr pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi. (Shtëpia-Shkollë e familjes Hertica, Prishtinë) 

  • 14:00

    Varroset Rasim Binakaj, i cili u vra të hënën në Gjakovë. (Fshati Devë, Gjakovë)

Kalendari Arkiv