Mbahet konferenca “LINK – Investing in Civil Society Sustainability”. (Klan Arena, Prishtinë)
Mbahet konferenca “LINK – Investing in Civil Society Sustainability”. (Klan Arena, Prishtinë)
Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Komuna e Drenasit. (Objekti i Komunës, Drenas)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ratifikimin e ”Amendamentit nr.2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë” si dhe shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit ”nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Përurohet libri “Rrugëtimi me Adem Demaçin” i Selatin Novosellës. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
PSD zhvillon një aksion afër sheshit “Nënë Tereza”. Para mediave flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Afër sheshit “Nënë Tereza” pranë librarisë Dukagjini) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Lasnsohet platforma shendetimendor.org, e dedikuar promovimit të shëndetit mendor dhe ofron materiale psikoedukuese mbi depresionin, ankthin dhe stresin.(Fakulteti Filozofik, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbledhja e kuvendit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. (Salla “Oorion”, Prishtinë)
Promovohet libri “Kohë pa etos” nga autori Besim Baraliu. Do të flasin recensentë shkencorë dhe opinionistë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)
Mbahet mbrëmja gala e themelimit të Klubit të zonjave të ekselencës shqiptare. Synon të fuqizojë dhe promovojë gratë shqiptare të suksesshme në të gjitha trevat dhe diasporë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)