Ngjarjet e ditës: 24 prill 2026

  • 08:45

    Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,  Albulena Haxhiu, organizohet homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026. (Kuvendi i Kosovës, N-302)

  • 09:00

    Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH) mban konferencë shkencore “Formësimi i rrugëve zhvillimore: ndërhyrjet e hershme në çrregullimin e spektrit autistik”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 09:30

    Lansohet Instituti i Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Merr pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku. (Objekti i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, te salla e Këshillit, kati III) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban seancë solemne në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Salla e seancave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën “Forcimi i integritetit politik përmes digjitalizimit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Mblidhet Komisioni për Buxhet. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.10/L–045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.10/L-001mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës C-203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi mban seancë plenare. (Salla e seancave) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mban mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Rexhep Qosjes.(ASHAK, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata joqeveritare Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) mban tryezën mbi të drejtat e njeriut, e organizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit përmes të drejtave të njeriut”. (CEC – Civic Energy Center, Mitrovica e Veriut)

  • 12:00

    Instituti Albanologjik mban mbledhje komemorative për akademikun Rexhep Qosja. (Instituti Albanologjik, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon aktivitetin “Roli dhe forca e mediave në kërkimin e  djalit, që për babain ishte i ‘vdekur’. Merr pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti. (Salla e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli mban konferencë për media. (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, objekti i Ish-Rilindjes, kati i 17-të, Prishtinë)

  • 15:00

    Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv