Ngjarjet e ditës: 03 qershor 2026

  • 10:00

    Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adelina Tërshani, dorëzon një rast për hetim në Policinë e Kosovës. (Te stacioni policor Qendra (92-shi) në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizohet hapja e Panairit AGROKOS & EXPOKOS 2026. (Salla e Sporteve të Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Federata e Çiklizmit e Kosovës mban konferencë për media, në kuadër të organizimit për herë të parë në Kosovë të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026. (Hotel Venus, Prishtinë)

  • 11:40

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.  (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të tri Marrëveshjeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Podujevës. (Fshati Sfeqël, Podujevë)

  • 13:30

    Hapet ekspozita “REZISTENCA NË KOSOVË 1980–1999 PËRMES SHTYPIT TË FSHEHTË”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

     

    17:00 – Tubim zgjedhor në Viti. (Sheshi i Qytetit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    18:00 – Tubim zgjedhor në Gjilan. (Gjilan)

     

    19:00 – Tubim zgjedhor në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit, para komunës së Ferizajt)

     

    20:00  Tubim zgjedhor në Prishtinë. (Hapësira para shkollës “Zenel Hajdini”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

     

    17:00 – Tubim zgjedhor në Han të Elezit. (Shkolla “Dardania” – Fusha e Sportit)

     

    18:30 – Tubim zgjedhor në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës)

     

    19:30 – Tubim zgjedhor në Fushë Kosovë. (Oborri i Shkollës “Mihal Grameno”)

  • 17:30

    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë mban tubim elektoral në Podujevë. (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë)

  • 18:00

    Aleanca për Ardhmërinë mban tubim elektoral në Deçan. (Te platoja e Komunës, Deçan)

  • 18:30

    Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

     

    18:30 – Tubim zgjedhor në Lipjan (Sheshi i qytetit)

     

    20:30 – Tubim zgjedhor në Podujevë.

  • 20:00

    Në kuadër të turneut rajonal të organizuar nga Hartefakt me mbështetje të British Council, prezantohet performanca teatrale “No Apologies” nga artistja britanike Emma Frankland. (Termokiss, Prishtinë)

Kalendari Arkiv