Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” organizon Forumin 2026 me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” organizon Forumin 2026 me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aktivitet e Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 Qershorit:
10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë)
10:30 – Vizitë OVL të UÇK-së – Dega në Prizren. (Prizren)
Demokracia në Veprim mban konferencë për media. Prezantohet misioni i DNV-së për monitorimin e zgjedhjeve të 7 Qershorit. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim një delegacion të grave pjesëmarrëse në konferencën “Gratë shqiptare në politikë”. (Komuna e Vjetër)
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban diskutimin me temë: “Shfrytëzimi i Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG) të SHBA-së për Sigurinë Energjetike dhe Bashkërendimin Strategjik të Kosovës”. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 Tetori, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj)
Partia Liberale Egjiptiane hap fushatën zgjedhore. (Restaurant “Arosa”, Vitomiricë)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë)
Partia Demokratike e Kosovën bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj)