Ngjarjet e ditës: 09 qershor 2026

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 368-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  •  09:30

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), lanson Indeksin e Politikave për NVM-të 2026: Ballkani Perëndimor dhe Turqia. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    Demokracia në Veprim publikon Deklaratën Preliminare për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare të 7 Qershorit. (Zyrat e DNV/KDI-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit kombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” mbahet tryeza shkencore: “Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i folklorit në ditët e sotme përmes festivaleve folklorike”. (Qendra Rinore në Deçan)

  • 12:00

    Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, mbajnë protestë. (Ndërtesa e RTK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 17:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë Kosovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Promovohen dy libra të Sylë Ukshinit: “Roli i politikës së jashtme gjermane ndaj Kosovës 1990-2008 dhe “Plani Patkoi”. (Galeria e Arteve në Ferizaj)

Kalendari Arkiv