Ngjarjet e ditës: 27 nëntor 2023

  • 09:00

    Në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagacvi dhe ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu mbajnë ligjëratë kundër dhunës në bazë gjinore në shkollën “Xhemail Mustafa”. (Objekti i shkollës në Dardani)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00 - 15:30

    Në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë mban këto aktivitete:

    Agjenda:

    09:00 – Townhall në Mitrovicë (Gjimnazi “Frang Bardhi”);

    11:15 – Diskutim “Dhuna digjitale”. (Shkolla “Naim Frashëri”, Prishtinë);

    14:00 – Murali (Mitrovicë e Veriut);

    14:30 – Vizitë në Klubin e futbollit të vajzave KFV Prishtinë;

    15:30 – Tryeza “Investo në gra”.

  • 09:30

    BIRN prezanton raportin “Tregime nga rrenat” lidhur me dezinformimin në Kosovë, origjinën e tij, efektet dhe shpërndarjen. Merr pjesë dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Seanca transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditën e Forcës, organizojnë “Ditën e hapur”. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024. Të ftuar janë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 10:00

    Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. I ftuar është ministri i MMPHI-së. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

    Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon Forumin e Zhvillimit Rajonal me temën “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri”. (Qendra e Kulturës, Gjakovë)

  • 10:00

    Komuna e Gjilanit organizon Akademi kushtuar 55-vjetorit te demonstratave te vitit 1968. (Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan)

  • 10:30

    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrin pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”. Marrin pjesë Agim Shahini, kryetar i AKB-së; Rozeta Hajdari, ministre e MINT; Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Arkivat e Shqipërisë, hapin ekspozitën “Komiteti, mbrojtja kombëtare e Kosovës” në dokumente arkivore. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e vizitojnë kazermën “Adem Jashari”, me rastin e “Ditës së Forcës”. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”, mbahet tryeza me temën “Si të afirmohen dhe zhvillohen prodhimet vendore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 12:00

    Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” në Deçan organizon ceremoninë e dekorimit të rreshter Afrim Bunjaku, i rënë në mbrojtje të sovranitetit në veri të Kosovës. Marrin pjesë familja Bunjaku; kyetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi; drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha etj. (Objekti i Komunës së Deçanit)

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci mban konferencë për medie, ku do të flasë për ndërtimin e çerdheve të reja. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu, së bashku me drejtorin e AKK-së Avni Ahmeti, vizitojnë komunat në veri, me rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyrave Kadastrale Komunale në komunat veriore. (Mitrovicë veriore)

  • 13:00

    Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” mban diskutimin me temën “Dialogu dhe proceset e tjera: Një muaj më vonë …” (Qendra Barabar, Hoteli “Grand”)

  • 13:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Forumin e Zhvillimit Rajonal Kosovë-Shqipëri. (Pallati i Kulturës, Gjakovë)

  • 14:00

    PSD zhvillon aktivitet në kundërshtim të Gjykatës Speciale. (Para zyrave të EULEX-it, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Objekti i KGjK, Prishtinë)

  • 17:00

    Për nder të festave të nëntorit jepet shfaqja teatrale “Tush & Shit”. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)

  • 19:00

    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për nder të festave të nëntorit sheshi “Adem Jashari” ndriçohet në të kuqe. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

  • 19:00

    Mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)

Kalendari Arkiv