Kalimi i Rey Manajt nga Barcelona te Spezia kompletohet sot

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Rey Manja është afër transferimit te Spezia, pasi marrëveshja me Barcelonën është arritur.

Sulmuesi shqiptar parashihej të mbetej në skuadrën e parë, mirëpo katalunasit kanë ndryshuar mendje.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, marrëveshjes mes Spezias dhe Barcelonës është arritur.

Lojtari po ashtu është pajtuar me kushtet personale me skuadrën italiane, dhe do të jetë si huazuar me opsion për blerje nga skuadra nga Serie A.

Manaj pritet që në orët e ardhshme të kompletojë testet mjekësore dhe më pas të prezantohet me fanellën e Spezias.

Të ngjashme